+355 68 603 8604

HAPUR  9:00 AM – 5:00 PM

Image Alt

Si u krijuam …

Historia jonë nisi pikërisht nga dyert e këtij coffe shop “Nam Nam Caffe” , në rrugën Hoxha Tasim , në kryeqyteti e zhurmshëm të Shqipërisë . Ky dyqan kafeje me hapjes e  tij ofronte kafe të ngrohtë dhe të shijshme italiane , lëngje frutash bio 100 % Eliksir  dhe cajra të ngrohtë Albanian Tea të gjitha këto prodhime shqiptare . Inspirimi i emrit të kompanisë Nam Nam Caffe u nxit nga tingulli mjaft melodioz i bashkimit të bashkëtingëlloreve dhe zanore Nam Nam ku në gjuhën dialektike të Shqipërisë së Mesme do të thotë nëm nëm. Nam Nam e nisi fillimisht rrugën e saj me një staf minimalist ku qëllimi kryesor ishte shërbimi i një kafe të mirëfilltë italiane me një mishelinë tepër të dashur për shijen e konsumatorit  shqiptar, në njeë dyqan të caktuar të rrugëve të kryeqytetit .   

 
Preference e klienteve ndaj kafes  dhe njëkohësisht dëshira e sipërmarrësve për të qënë gjithmonë dhe më pranë klientëve bëri që në një kohë të shkurtër Nam Nam Caffe të hapte për herë të parë selinë e saj në qendër të Tiranës ku do të shërbente si pika lidheëse me të gjithë subjektet që do të kërkonin bashkëpunimin me Nam Nam.  

Shumë shpejt Nam Nami filloi të krijonte identitetin e saj me një logo shumë të thjeshtë dhe mbi të gjitha mbi bazën e disa vlerave te cilat themeluesit i ruajtën me fanatizëm.Nam Nam u ndertua mbi bazën e tre shtyllave kryesore  shërbim, korrektësi dhe cilësi .Nam Nam  që në zanafillen e saj nisi të punësonte të rinj të cilët ishin plot pasion dhe dëshirë për të qënë bashkudhëtarë të Nam Nam. 

Vitin e parë të themelimit Nam Nam e festoi se bashku me 21 bashkepunëtorë të tjerë .Në vitet në vazhdim familja e Nam Nam po zgjerohej duke festuar 5 vjetorin e formimit të saj së bashku me 124 bashkëpunëtorë jo vetëm në Tiranë por edhe në Korcë, Pogradec, Kavajë, Fier, Vlorë, Dhërmi, Sarandë. 

Kompania Nam Nam Caffe zgjeroi menjeherë gamën e saj të produkteve në mënyrë që të përshtatej me cdo kërkesë të tregut duke shtuar 3 cilësi të tjera të saj , njëkohësisht për klientet jo kafein dashës ofroi dekafeinaton  si dhe për të qënë edhe pranë zyrave dhe familjeve makinetat e pustinave duke u krijuar mundësinë të gjithëve të shijojne Nam Nam Caffe. 

 Partneriteti i kësaj kompanie vazhdoi me dy partnerë të saj ku bashkëpunimi me to ishte një nga hapat më të rëndësishëm të kësaj kompnie .Viti …. shënoi  bashkëpunimin me Kop Frut , prodhues të lëngjevë natyral të vetme të Shqipsërisë  nën brendin Eliksir ,si dhe bashkëpunimi me cajrat Albanian Tea , prodhim shqiptar me një cilësi të shkëlqyer të lendës së parë të bimëve . Nam Nam shpk së bashku me Eliksir dhe Albanian Tea nisën rrugëtimin e tyre të përbashkët duke qënë të pandarë në treg në cdo subjekt.  

Burimet njerezore  

Kompania Nam Nam bazohet shumë tek burimet njerëzore në mënyrë që jo vetëm të punësuarit por edhe klientët marredhenien me te cilet e ka te përditshme ta mbajë në nuancat më humanitare  dhe të përcjellë tek to energji pozitive .